“Lojtarët po mundohen ta shkarkojnë Mourinhon”

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Futbollistët e Manchester Unitedit duke mos performuar në nivel të lartë po mundohen të shkarkojnë trajnerin Jose Mourinhon, deklaron ish-futbollisti i këtij klubi, Paul Ince.

“Djajtë e Kuq” janë duke kaluar në një formë të mirë, ndërsa së fundmi ka pasur përplasje të madhe ndërmjet Mourinhos dhe Paul Pogbas e Valencias, transmeton Koha.net.

“Më pengon që lojtarët e Manchester Unitedit vendosin se kur vendosin të japin maksimumin për klubin e tyre. Secili lojtar duhet të bëjë përpjekje maksimale, dhe të shfaq dëshirën e tij, edhe nëse nuk arrihet rezultati i kërkuar”, shprehet ai.

“Nuk ka asnjë arsyetim për mos përpjekje. Këta janë lojtarë profesionistë, me paga astronomike, duke luajtur për një nga klubet më të mëdha në botë. Më duket sikur ata më s’janë të interesuar që të luajnë nën menaxhimin e Jose Mourinhos. Disa lojtarë duan që Unitedi të humbë, vetëm që të vendoset presion mbi Mourinhon që ai të shkarkohet”, shton Ince.

Të ngjashme