Lojtarët serbë nuk pranojnë të luajnë kundër Feronikelit

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Politika ndërhyn sërish në futboll dhe sërish në një aktivitet të rëndësishëm, të organizuar nga UEFA.

Vetëm një muaj e gjysmë pasi dy futbollistë me origjinë serbe dhe trajneri i Malit të zi braktisën ndeshjen me Kosovën, të njëjtën gjë e bëjnë edhe tre lojtarët e Slovan Bratisllavës.

Sllovakët do të përballen nesër në orën 18:00 me skuadrën kampione të Kosovës, por si duket ndërhyrja nga ana e komunitetit serb ka bërë që futbollistët, Aleksander Cavric dhe Dejan Drazic, si dhe trajnerit Vladimir Radenkovic, që të mos luajnë sfidën e nesërme.

Të tre këta e kanë pranuar kërkesën dhe kanë njoftuar drejtuesit e klubit sllovak, se nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Feronikelin, ndërsa lajmi është konfirmuar nga vetë Slovan Bratislava, që ka pranuar vendimin e tyre.

Të ngjashme