Lojtari i Hannoverit, në të cilin luan Florent Muslija, infektohet me Coronavirus

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Lojtari i Hannover 96, në të cilin luan edhe reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, është infektuar me koronavirus.

Mbrojtësi 23 vjeçar Timo Hubers, ka dal pozitivë në testet për koronavirus si dhe është vetë-izoluar në shtëpi, ndërsa stafi i ekipit, që kanë pasur kontakt me të, janë duke u testuar, transmeton KOHA.

Shefi sportiv i Hannover 96, Gerhard Zuber ka thënë se: “Timo është sjell në mënyrë shembullore. Ai nuk ka shfaqur asnjë simptomë. Por pasi ai zbuloi se një person, me të cilin ai ka pasur kontakt gjatë një ngjarje, është i infektuar, dhe menjëherë ka raportuar te drejtori dhe është vetë-izoluar në shtëpi”.

E gjithë skuadra, trajnerët dhe stafi janë duke u testuar për koronavirus.

Hubers, ka dalë pozitivë në testet për koronavirus.

Të ngjashme