Lojtari i këshilluar nga Bielsa pritet të shkëlqejë në Angli

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Nicolas Pepe është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të Arsenalit, por tifozët e Premier Leagues mund të mos kenë njohuri shumë për reprezentuesin e Bregut të Fildishtë, 24-vjeçarin që është lindur dhe rritur në Francë dhe është zbuluar herët në karrierën e tij nga trajneri Marcelo Bielsa.

“Sportsmail” ka analizuar rrugëtimin e sulmuesit, për të cilin Arsenali pagoi 80 milionë euro për ta marrë nga Lille.

Një lojtar me shpejtësi shkatërruese

Nicolas Pepe është një sulmues i vlerësuar lart. Ai mund të luajë në çdo pozitë në sulm, por pozita më e preferuar e tij është në krah të djathtë të sulmit, ku mund të futet në brendësi dhe të shënojë me këmbën e tij të majtë vrasëse, transmeton “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

I lindur në Francë, ai luan për Bregun e Fildishtë, vendin nga i ka prindërit dhe shkoi së fundi në Kupën e Shteteve të Afrikës, ndonëse u la jashtë përbërjes në humbjen e pësuar në çerekfinale nga Algjeria.

I gjatë 182 centimetra dhe i zhdërvjellët, Pepe është lojtar shumë i shpejtë, ndërsa përqindja e tij e golave, 35 në 77 ndeshje me Lillen, është e shkëlqyer, veçanërisht pasi shpesh luan në krah të djathtë të sulmit.

Ai shënoi 22 herë stinorin e kaluar për Lillen, ndërsa skuadra e tij përfundoi në vend të dytë në renditje dhe siguroi fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Më mbresëlënëse, shpejtësia e tij shkatërroi kampionin, PSG-në, në prill në fitoren 5:1 të Lilles.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme