Loriana Kuka arrin në finalen e Evropianit U23

Prishtinë | 04 Nën 2018 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja Loriana Kuka ka kaluar në finale të Kampionatit Evropian U23 në Hungari për t’ia siguruar Kosovës medaljen e dytë nga ky kampionat.

Ajo fitoi në gjysmëfinale ndaj Giorgia Stangherlinit të Italisë për të siguruar finalen në kategorinë deri 78 kilogramë.

Kjo do të jetë medalja e dytë për Kosovën në këtë Evropian, pas të artës që ia solli Akil Gjjakova te meshkujt në kategorinë deri 78 kilogramë.

Në finale, Kuka përballet me fituesen e duelit Christina Faber – Darya Kantsavaya.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme