Los Angeles Galaxy nderon Beckhamin, i ndërton statujë në stadium

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë në historinë e MLS-së, një lojtar do të ketë një statujë. Kampioni në fjalë është David Beckham, të cilin Los Angeles Galaxy do ta nderojë me një skulpturë të bronztë, për pesë vitet e kaluara në formacionin kalifornian, ku u transferua në vitin 2007 nga Real Madrid. Anglezi koleksionoi 98 ndeshje, 18 gola, 40 asist dhe fitoi 2 MLS Cup.

“Sun” shkruan se statuja do të zbulohet më 2 mars në “Dignity Health Sports Park”, me rastin e të parës garë zyrtare të sezonit të ri, kundër Chicago Fire, përcjellë Klan Kosova.

“Galaxy është një skuadër tepër speciale për mua”, -tha Beckham.

“Të isha pjesë e historisë së saj është një privilegj për të cilin ndihem krenar. Të marr këtë njohje është një nder i madh për mua dhe do t’i jem gjithnjë jashtëzakonisht mirënjohës për mënyrën se si më kanë pritur dhe për atë që klubi, tifozët dhe qyteti i Los Anxhelosit më dhanë mua dhe familjes sime, që nga momenti i parë që arritëm. Jemi ndjerë si në shtëpi”.

Të ngjashme