Lovren: Unitedi di të fitojë keq

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 16:09 | Nga

Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij që të jenë të kujdesshëm me ekipin mbrojtës që Manchester Unitedi mund ta shfaq në derbin anglez që zhvillohet nesër në Old Trafford.

Pesë muaj më parë “Djajtë e kuq” u kritikuan shumë për lojën defanzive që e aplikuan në Anfield në barazimin pa gola. Mbrojtësi kroat pret që Unitedi të shfaqet me të njëjtin stil loje edhe nesër.

“Ndoshta nuk janë në formën më të mirë, por mund të sigurojnë fitore të keqe”, ka thënë ai për Sky Sports. “Ajo që ka rëndësi janë pikët. Herën e fundit, kur erdhën tek ne, u mbrojtën shumë, por të shohim se çfarë do të ndodh tani”.

I pyetur nëse pret që Unitedi të ketë stil të njëjtë, Lovren ka thënë: “Mendoj se po. U duhen pikët. Për ata ndoshta do të jetë pikë e mirë, por për ne, nuk luajmë kurrë për një pikë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme