Luajnë së bashku në Atalanta, zbulohet raporti në mes të futbollistit ukrainas me atë rus

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 12:51 | Nga Ekonomia Online

Lufta në Ukrainë e ka prekur edhe botën e sportit.

Është e pashmangshme që garuesit ukrainas dhe ata rusë të mos përballen në mes vete në gara ndërkombëtare.

Por, ka raste kur ata luajnë së bashku në një ekip.

E rast konkret është ai i Atalantas, shkruan “Gazeta Express”.

Në klubin italian luan një futbollist ukrainas dhe një rus.

Mesfushori ukrainas Ruslan Malinovskyi dhe mesfushori rus Aleksey Mranchuk me ose pa dashjen e tyre, kanë qëlluar bashkëlojtarë në këtë kohë luftë në mes të shteteve të tyre.

Por, drejtuesit e ekipit bergamask, por edhe trajneri, insistojnë se marrëdhëniet e tyre janë të shkëlqyeshme, përkundër gjërave që po ndodhin në vendet e tyre.

Të dy lojtarët kanë bërë thirje për paqe pas sulmit ushtarak që e ndërmori Rusia në Ukrainë.

Të enjten ata luajtën në fitoren 3:2 në Europa League ndaj Bayer Leverkusenit.

Malinovskyi madje e gjeti golin e parë duke festuar me shkim kah quelli, një dedikim për viktimat.

“Në këtë moment, situata nuk është e lehtë për askënd. Ne nuk mund ta imagjinonim se do të vinte situata kështu”, deklaroi bashkëlojtari i tyre, Davide Zappacosta për “Sky Sport Italia”.

“Ne mundohemi t’ju qëndrojmë afër atyre, ata janë miq të mirë. Miqësia e tyre mund të shihet si një shembull për ata që po luftojnë në këtë luftë të pakuptimtë”, shtoi mbrojtësi italian, shkruan “Gazeta Express”.

Me këtë temë u mor edhe trajneri Giampiero Gasperini, i cili e konsideron këtë si një moment të rëndë për botën.

“Është prekëse se çka po përjeton Malinovskyi, se në çfarë momente po kalon ai, se çka po bën ai dhe gruaja e tij, por edhe i tërë ekipi. Ne shpenzojmë shumë kohë duke shikuar se çka po ndodh, krejt klubi është i përfshirë. Për mua personalisht, kjo më ka prekur më shumë se Covidi, i cili ishte shumë i keq dhe i rëndë në Bergamo”, theksoi trajneri italian.

“Ai ka familjarë, ka miq në Ukrainë. Por, ne jemi afër Miranchukut, po ashtu. Miqësia e tyre e mirë është e jashtëzakonshme. Miranchuk po ashtu është i shqetësuar për situatën dhe po ashtu meriton respekt, sepse njerëzit kanë më shumë rëndësi sesa flamuri të cilin e përfaqësojnë”, përfundoi Gasperini.

Të ngjashme