Lyon dhe Napoli në garë për Bennacer

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Sipas Le10Sport, të dy skuadrat Lyon dhe Napoli janë në betejë për ta përvetësuar mesfushorin algjerian, Ismael Bennacer.

Futbollisti 21 vjeçar i cili u largua nga Arsenali gjatë vitit 2017, ka pasur disa paraqitje të mira në Empoli dhe për këtë arsye ka kapur vëmendjen e disa skuadrave të mëdha europiane, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Zyrtarisht, Napoli i ka bërë një ofertë prej 16 milionë eurosh futbollistit në fjalë. Ndërsa ende nuk dihet nëse Lyon është në gjendje t’i bëjë një ofertë të tillë mesfushorit Bennacer.

Të ngjashme