Man Utd heq dorë nga ylli i Tottenham

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Manchester United nuk do të provojë transferimin e Christian Eriksen gjatë janarit.

Sky Sports raporton se ‘Djajtë e Kuq’ nuk janë të interesuar për një transferim të mundshëm të yllit të Tottenham Hotspur këtë afat kalimtar, përcjell lajmi.net.

Manchester United kanë qenë të lidhur me reprezentuesin e Danimarkës, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Bëhet e ditur se e ardhmja e Eriksen mund të transferohet te Inter, megjithëse nuk përjashtohet edhe kalimi te Real Madrid, që gjithashtu mbesin të interesuar.

Eriksen është transferuar te Tottenham në vitin 2013 nga Ajax, ndërsa këtë sezon te skuadra e Premierligës është paraqitur shumë pak, pasi nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën./

Të ngjashme