Man Utd po e konsideron Southgaten trajner të ardhshëm

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Selektori aktual i Anglisë mund t’i udhëheqë “Djajtë e Kuq” nga sezoni i ardhshëm. Manchester United po e kalon një edicion mjaft të zbehtë nën drejtimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer

Selektori i Anglisë, Gareth Southgate është njëri prej kandidatëve për ta marrë në dorë Manchester Unitedin nga sezoni i ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik, “The Sun”, përcjell Gazeta Express.

Trajneri aktual i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer është vënë nën presion pas rezultateve të dobëta të këtij sezoni.

Për këtë, trajneri norvegjez mund të shkarkohet dhe t’ia lë vendin Southgatet.

United momentalisht gjenden në pozitën e 10-të në Premierligë, duke e nisur sezonin më të dobët që nga viti 1988.

E Southgate mund të emërohet trajner i gjigantit britanik nëse largohet nga Përfaqësuesja e Anglisë pas përfundimit të Euro 2020.

Në opsion të Unitedit është edhe trajneri italian, Massimiliano Allegri.

Të ngjashme