Man Utd synon transferimin e talentit të madh anglez

Manchester United HD Wallpaper
Prishtinë | 10 Shk 2019 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Manchester United po përgatitet që të ‘rrëmbejë’ një nga talentët më premtues në futbollin anglez.

Ryan Sessegnon është në muajt e fundit të kontratës së tij me Fulham, dhe United janë skuadra që po monitoron situatën.

‘Djajtë e kuq’ kanë vënë re se bisedimet nuk po ecin si më së miri mes anëtarit të Anglisë U-21 dhe skuadrës që rrezikon rënien nga liga.

18 vjeçari e ndihmoi Fulhamin të futet në Premierligë, por këtë sezon skuadra e tij ka pasur ngecje të mëdha.

Sipas raportimeve nga ‘Express’, skuadra nga Old Trafford do të jenë të gatshëm të ofrojnë rreth 60 milionë euro për shërbimet e të riut anglez, transmeton lajmi.net.

Sessegnon ka shkruar historinë duke u bërë lojtari i parë i lindur pas vitit 2000 që ka shënuar në një ndeshje të Premierligës, duke shënuar në tetor, kundër Cardiff. /

Të ngjashme