Manchester City dhe Manchester United e duan mesfushorin anglez

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Manchester City dhe Manchester United janë futur në garë kokë më kokë për mesfushorin e West Ham United, Declan Rice.

Rivalët e Mançesterit do të përpiqen ta blejnë përfaqësuesin e Anglisë gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

Sipas mediave angleze, çekanët e vlerësojnë 22-vjeçarin me çmim të lartë, 117 milionë euro. Rice i ka edhe tri vjet kontratë me klubin, por i ka hedhur poshtë dy oferta të reja për rinovim.

Rice shkëlqeu sezonin e kaluar për West Hamin dhe e ka bartur formën e mirë edhe në sezonin e ri.

Të ngjashme