Manchester United i gatshëm të shpenzojë pas humbjes nga PSG

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Skuadra angleze, Manchester United, është e gatshme që të shpenzojë të holla pas humbjes që i shkaktoi skuadra franceze Paris Saint-Germain.

Kjo humbje i ka bërë zyrtarët e kësaj skuadre që të kuptojnë se duhet të shpenzojnë më shumë në përvetësimin e lojtarëve të rinj.

Deri tani mbrojtësi Kalidou Koulibaly është identifikuar si futbollist potencial që mund t’i bashkohet skuadrës angleze.

Mirëpo është raportuar se Manchester United është duke punuar që të sjellë edhe disa lojtarë të tjerë në klub.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme