Manchester United i ka gati 45 milionë euro për yllin e Bordeaux

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 08:10 | Nga

Manchester United është i gatshëm të bëjë ofertë hapëse prej rreth 45 milionë euro për sulmuesin e Bordeaux, Malcomsipas Goal.com.

Trajneri i United, Jose Mourinho, e cilëson brazilianin si të riun me të ardhme më të ndritur në Evropë prandaj dhe do t’i kërkojë drejtuesve të “djajve të kuq” ta gjejnë një marrëveshje për blerjen e tij në janar, transmeton Express.

Mësohet se klubi francez është duke i kërkuar mbi 60 milionë euro për shërbimet e brazilianit, dhe me presidentin e Bordeaux, Stephane Martin, që ka insistuar se 20-vjeçari nuk do të largohet në dimër, United është i gatshëm ta lejojë atë të qëndrojë në skuadër deri në verë.

Besohet po ashtu se Arsenali është duke e vëzhguar Malcomin, edhe pse nuk ka bërë asnjë kontakt me Bordeaux deri më tani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme