Manchester United me disa mungesa ndaj Young Boys

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Manchester United do të jetë mysafir i Young Boys në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të luhet në stadiumin “Wankdorf” të Bernit, me Djajtë e Kuq që shihen si favoritë në letër.

Për këtë takim, skuadra zvicerane nuk mund të llogarisë në Fabian Lustenberger, Nico Maier, Joel Monteiro, Jean-Pierre Nsame dhe Esteban Petignat që janë të lënduar, derisa në dyshime janë Jordan Lefort e Cedric Zesiger.

Në anën tjetër, Unitedi do të ketë po ashtu disa mungesa si, Edinson Cavani, Amadou Diallo, Scott McTominay, Marcus Rashford e Alex Telles që janë të lënduar, me Dean Henderson që është i infektuar me coronavirus.

Formacioni i mundshëm i Young Boys: Ballmoos, Garcia, Zesiger, Camara, Hefti, Sasnacht, Sierro, Aebischer, Ngamaelu, Siebatcheu, Elia.

Formacioni i mundshëm i Manchester United: De Gea, Wan-Bisaka, Varane, Maguire, Shaw, Pogba, Fred, Greenwood, Sancho, Fernandes, Ronaldo. /Telegrafi

Të ngjashme