Manchester United vendos për Marouane Fellainin

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 15:20 | Nga

Marouane Fellaini do të vazhdojë ta veshë fanellën e “Djajve të Kuq” edhe për dy sezone.

Manchester United ka konfirmuar se mesfushori belg, Marouane Fellainin, do të jetë pjesë e klubit nga “Old Trafford” deri në vitin 2020.

30 vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me “Djajtë e Kuq”, e cila i skadonte në fund të këtij muaji.

Ai u transferua te Unitedi në vitin 2013, duke bërë 156 paraqitje, teka ka shënuar 20 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme