Manchester Unitedi ia zgjat kontratën Ighalos

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje për ta mbajtur në huazim Odion Ighalon e Shanghai Shenhua deri në janar të vitit 2021.

Ighalo iu bashkua Unitedit në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit dhe i shënoi katër gola në tetë ndeshje në të gjitha garat, para se futbolli të pezullohej si pasojë e pandemisë koronavirusi.

Marrëveshja e huazimit për Ighalon mbaroi më 31 maj dhe Unitedi arriti ujdi me Shanghai Shenhua për ta mbajtur sulmuesin 30-vjeçar në Old Trafford deri më 31 janar të vitit 2021.

Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer e ka falënderuar klubin nga Superliga e Kinës për këtë.

“Shanghai Shenhua është treguar shumë i mirë me ne, duk e lejuar atë të luajë për klubin e ëndrrave”, ka thënë Solskjaer.

“Për të ka qenë ëndërr dhe shpresojmë se ai do të mundë ta mbarojë atë që e nisi dhe ta fitojë një trofe me ne”, shtoi ai.

Të ngjashme