Maradona kërkon falje për tymosje në stadium

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 16:48 | Nga

Pas Lionel Messit, që konsiderohet fajtor për mungesën e fitores së Argjentinës ndaj Islandës me 11-metërshin e humbur, një tjetër emër i madh përfundon në syrin e ciklonit për shkak të sjelljes së tij në tribunën VIP të stadiumit të Spartakut të Moskës.

Kampioni i Botës me Argjentinën në vitin 1986, Diego Armando Maradona, është fokusuar nga kamerat duke tymosur një puro, edhe pse është e ndaluar me rregullore që në 12 impiantet e Botërorit të ndodhë diçka e tillë.

Por “El Pibe De Oro” e ka justifikimin për sjelljen e tij të gabuar. “Ishte një ditë e vështirë për argjentinasit, me shumë tension që në debutim. Secili jeton sipas mënyrës së tij dhe i ndjen gjërat po sipas mënyrës së tij. Sinqerisht, nuk e dija që ishte e ndaluar të tymosja në stadium. U kërkoj falje të gjithë njerëzve dhe FIFA-s. Forca Argjentina! Përpara djem! Tani, më shumë se kurrë!

Këtë radhë Maradona ia hodhi me një ndjesë (qoftë dhe ironike), por nëse e përsërit sjelljen e tij, do të duhet të vuaje pasojat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme