Marc Cucurella zyrtarizohet te Chelsea

Prishtinë | 05 Gus 2022 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka njoftuar edhe zyrtarisht për transferimin e Marc Cucurellas nga Brightoni.

24-vjeçari me klubin nga Londra ka nënshkruar kontratë gjashtë-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2028 – shkruan Gazeta Express.

Cucurella te Chelsea kalon pas një sezoni mbresëlënës te Brightoni, ku regjistroi 38 paraqitje dhe shënoi një gol.

“Jam vërtet i lumtur. Është një mundësi e madhe për mua që t’i bashkohem një prej klubeve më të mira në botë dhe do të punoj shumë që të jem i lumtur këtu dhe të ndihmoj skuadrën”, tha mbrojtësi i ri i “Bluve”.

Chelsea nuk ka zbuluar çmimin e paguar për shërbimet e ish-mbrojtësit të Barcelonës, por besohet se marrëveshja është mbyllur për 65 milionë euro.

Të ngjashme