Marcelo shpreh admirimin për Juven

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo, ka shprehur admirimin për skuadrën e Juventusit.

Braziliani ishte i lidhur me një kalim te Juve muajve të fundit pas transferimit të Cristiano Ronaldos, dhe ai ka sugjeruar se mund të jetë i hapur për një lëvizje të tillë.

“Po flasim për një ekip të frikshëm. Më kujtohet kur i ndiqja shumë kur luante Pavel Nedvedi. I patëm këmbyer edhe fanellat. Por akoma jam lojtar i Realit dhe kam kontratë. Nuk e di nga ku po dalin këto spekulime. Do të thosha po të kishte marrëveshje apo negociata”, ka thënë Marcelo për “Esporte Interativo”.

Marcelo ka treguar se Ronaldo i kishte thënë gjatë ushtrimeve për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit, se “do t’i bashkohet Juves”.

Të ngjashme