Marrëveshja Bayern-Sane mund të dështojë shkaku i kërkesave të City-t

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Bayern Munchen dyshon se mund të arrijë marrëveshje me Leroy Sane-në këtë verë, shkaku i kërkesave astronomike të Manchester City-t.

Kampionët e Gjermanisë e kanë bërë 23 vjeçarin prioritetin e tyre kryesor, mirëpo kampionët anglezë duan shumë më shumë se sa që bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë.

Qytetarët duan 100 milionë euro për të, andaj kjo ka shtyrë presidentin e Bayern-it, Uli Hoeness, të thotë për gazetën “Kicker” se zor se mund të ndodhë kjo shkaku i shumave të çmendura që kërkohen nga ta.

Të ngjashme