Martial, në listën e dëshirave të Juventusit

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti italian po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit dhe i ka në opsion disa emra.

Juventusi është vënë në kërkim të një sulmuesi për pjesën e dytë të sezonit.

“Bianconeri” pritet të jenë aktiv në afatin kalimtar të janarit.

“Zonja e Vjetër” në fakt ia ka vënë syrin sulmuesit të Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Sulmuesi francez është bërë objektivi kryesor i Bardhezinjve, raporton portali italian “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithashtu, gjiganti italian qe një kohë e kërkon edhe yllin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic.

Ndër të tjera, janë përmendur si opsione edhe emrat e sulmuesve si Mauro Icardi, Darwin Nunez, Alexandre Lacazette e Gianluca Scamacca. 

Të ngjashme