Martinez shumë afër transferimit te Interi

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 08:46 | Nga

Martinez pritet ta veshë fanellën e Interit sezonin e ardhshëm.

Transferimi i Lautaro Martinez te gjiganti i Serie A, Interi, është “90 për qind e kompletuar”, sipas presidentit të Racing Club, Victor Blanco.

Raportohet se Interi do të paguajë 22 milionë euro për 20 vjeçarin, që në vitin 2017 ishte afër transferimit në Spanjë te Atletico Madridi.

“Është 90 për qind e kompletuar”, tha Blanco për Radio Rivadavia. “Tashmë ekziston një marrëveshje paraprake që (Martinez) të nënshkruajë për Interin. Ai do të largohet për shumën që besojmë se korrespondon me vlerën e tij”.

“E shoh atë duke shkuar edhe në Kupën e Botës, megjithëse trajneri i Argjentinas, Jorge Sampaoli, e ka fjalën e fundit. Nëse ai vjen dhe e shikon, Martinez do t’ia dëshmojë se është yll dhe shumë i pjekur për moshën që ka”, shtoi mes tjerash Victor Blanco.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme