Materazzi: Napoli luan futbollin më të bukur në Itali falë Gattusos

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Marco Materazzi ka folur për ndeshjen Napoli-Inter që zhvillohet të dielën, e ku dy skuadrat kërkojnë tri pikë për të arritur objektivat e tyre.

Materazzi ka thënë se ish-shoku i tij në ekipin kombëtar, Gennaro Gattuso, ka bërë punë të madhe te Napoli dhe vetëm lëndimet dhe rastet me COVID-19, e kanë lënë prapa në luftë për titull.

“Si e shoh Gattuso në krye të Napolit? Si gjithmonë, si Rino i zakonshëm dhe i vërtetë. Përkundër të gjitha problemeve që ai ka pasur në këto dy vite, ai ka rifituar ekipin në një moment shumë të vështirë”.

“Napoli është skuadra që luan futbollin më të mirë nga të gjithë në kampionat. Luaj me personalitet dhe bëj që të harrosh mungesat që ka pasur këtë vit”.

“Skuadra e Gattuso u pengua nga dëmtimet, përndryshe mendoj se ata do të luftonin me Interin për titull”.

Sipas tij dy sulmuesit Victor Osimhen dhe Dries Mertens munguan aq shumë, sa që e pengua Napoli.

Këtë dyshe ai e krahason me atë të Interit, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku dhe të Juventusit si Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata.

Të ngjashme