Matthaus: Guardiola ideal për Bayernin, me të përfiton edhe liga

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Nëse Pep Guardiola do të rikthehej në Bundesligë do të ishte një fitore e madhe edhe për Bayernin edhe për vet ligën, sipas legjendës gjermane të futbollit Lothar Matthaus.

Aktualisht Bayerni është pa një trajner të përhershëm, pas largimit të Niko Kovaqit, vendin e të cilit e ka zënë përkohësisht Hansi Flick.

Bayerni është duke kërkuar tani një zgjidhje afatgjate, dhe një nga synimet kryesore pritet të jetë Pep Guardiola, që në tre vitet e fundit ka drejtuar Manchester Cityn.

“Nëse Bayerni do që të luajë futboll dominant, atëherë nuk ka zgjidhje më të mirë se Guardiola”, është shprehur Matthaus për Bild. “Do të ishte një fitore për Bayernin dhe Bundesligën”.

Guardiola ka pasur suksese të jashtëzakonshme që kur kishte marrë drejtimin e Barcelonës më 2008, derisa me Bayernin ka arritur të fitojë dy tituj të Bundesligës dhe dy DFB Pokal përgjatë tre viteve të klubi bavarez.

Megjithatë, ai nuk ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve sa ishte pjesë e Bayernit.

Të ngjashme