Mbappe nuk është i bindur nga Real Madridi dhe Ancelotti

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Kylian Mbappe thuhet se “nuk është i bindur” nga trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti dhe do të preferonte të luante nën drejtimin e Jurgen Klopp.

Francezi ishte i dëshpëruar për të siguruar një lëvizje të ëndrrave te Los Blancos gjatë verës dhe hodhi poshtë ofertat për kontratë nga Paris Saint-Germain.

Reali besohet se ka paraqitur gjithsej tre oferta, më e larta prej të cilave ishte 200 milionë euro në ditën e fundit të transferimit, por PSG refuzoi të shesë numrin 7.

Marrëveshja e Mbappes në Parc des Princes skadon në fund të sezonit, megjithatë ai lejohet të diskutojë kushtet e parakontratës me skuadrat tjera.

Reali është ende favorit për nënshkrimin e tij, por sipas El Nacional, 22-vjeçari nuk është aq i bindur në idenë për të luajtur nën urdhrat e Ancelottit.

Italiani me përvojë u rikthye në Santiago Bernabeu për një periudhë të dytë gjatë verës dhe ka parë skuadrën e tij të fitojë tetë nga 12 ndeshjet e tyre në La Liga, ku ata qëndrojnë një pikë prapa liderit Real Sociedad në vendin e dytë.

Por, Mbappe me sa duket është “i zhgënjyer” me emërimin e Ancelottit si zëvendësues i Zinedine Zidanes dhe shpreson se do të ketë një ndryshim të trajnerit.

Në skenarin e tij ideal, ai do të luante nën drejtimin e trajnerit të Liverpoolit, Klopp në kryeqytetin spanjoll.

Të ngjashme