Mbappe zyrtarizohet si golashënuesi më i mirë i Ligue 1

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Liga e Futbollit të Francës ka zyrtarizuar renditjen e golashënuesve më të mirë të Ligue 1, ka njoftuar L’Equipe.

Golashënuesi më i mirë është shpallur Kylian Mbappe, ndonëse kishte numër një të njëjtë të golave me Wissam Ben Yedder (Monaco).

Të dy kanë realizuar nga 18 gola në kampionatin francez, por sulmuesi i PSG-së megjithatë është shpallur golashënuesi më i mirë. LFP-ja ka formalizuar pozitën e parë të enjten, duke u bazuar në një rregull të veçantë.

Sipas L’Equipe është marrë për bazë numri i golave të shënuar nga loja e hapur. Ben Yedder ka shënuar tre prej 18 golave nga penalltia, ndërsa Mbappe të gjithë golat i ka shënuar nga loja.

Mbappe po ashtu ka pasur përqindje më të mirë të golave për ndeshje. Ka shënuar 18 gola në 20 ndeshje. Rivali i tij, Ben Yedder kishte gjashtë ndeshje më shumë të luajtura.

Kampionati në Francë është ndërprerë, ndërsa PSG-ja është shpallur kampion.

Mbappe edhe edicionin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë me 33 gola në 29 paraqitje.

Të ngjashme