Mbi 600 milionë euro do të humbasin, nëse La Liga s’e mbaron sezonin

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Jaume Roures, shefi ekzekutiv i Mediapro, ka zbuluar se nëse ky sezon në La Liga nuk përfundohet, atëherë humbjet financiare do të jetë më shumë se 600 milionë euro.

Liga elitare spanjolle është pezulluar për të paktën dy xhiro, si masë parandaluese e përhapjes së pandemisë koronavirus, transmeton Gazeta Express.

“Është e vështirë ta vlerësosh nivelin real të dëmit që do të shkaktohet”, tha Roures për Radion Katalonase.

“Nëse liga spanjolle nuk përfundohet këtë sezon, atëherë më shumë se 600 milionë euro do të humbin, rreth 550 milionë euro për të drejtat televizive dhe 150 milionë euro nga shitja e biletave dhe biletat sezonale”, shtoi ai.

“Gjithçka po shtyhet dhe askush nuk e di nëse ndeshjet do të luhen pas tri javësh. Është e paparashikueshme. Askush nuk e di çfarë do të ndodhë pas një muaji e gjysmë. Dëmi aktual është shumë i madh tashmë”, nënvizoi ai.

Qeveria spanjolle shpalli të shtunën zonë të kuqe në gjithë shtetin, në përpjekje për ta ndalur përhapjen e shpejtë të koronavirusit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme