Mbrojtësi i Italisë: Preferoj Portugalinë në çerekfinale, më e lehtë ta markosh Ronaldon sesa Lukakun

Prishtinë | 27 Qer 2021 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Italisë, Francesco Acerbi ka thënë se preferon Portugalinë në çerekfinale, pas sipas tij është më e lehtë ta markosh Ronaldon sesa Lukakun.

Pas fitores me Austrinë mbrëmë, mbrojtësi italian u shpreh i lumtur me kalimin tutje dhe tha se e preferon Ronaldon në çerekfinale pasi Lukaku është më i vështirë për t’u markuar.

“Ndoshta Lukaku është më i vështirë për t’u markuar. Ai ka fizik më të madh, ka fuqi dhe ka karakteristikat e sulmuesit. Ronaldo është sulmues klasik, por është më lehtë i markueshëm sesa Lukaku” – theksoi Acerbi.

Ai pranoi se Italia nuk ishte në formën më të mir mire ndaj Austrisë, port ha që ishin efikas në Londër.

“Ishim keq, por gjithashtu efikas. Austria u mbyll në mbrojtje. Ndoshta ne duhej të driblonim më shumë, pork jo është ndeshje që fitohet në mënyrë të ndyrë” – tha Acerbi.

Italia e pret në çerekfinale fituesin e përballjes Belgjikë-Portugali që zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.

Të ngjashme