Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë mund të mungojë kundër Kosovës

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Gareth Southgate është i shqetësuar për gjendjen fizike të Harry Maguire para dy ndeshjeve të Anglisë, atë kundër Malit të Zi dhe Kosovës.

Mbrojtësi anglez është paraqitur në të gjitha ndeshjet e Manchester United që nga grumbullimi i fundit te kombëtarja.

Ai ka zhvilluar 630 minuta nga ajo kohë, dhe ky fakt po frikëson trajnerin Southgate, nëse mbrojtësi do të jetë në gjendje të mirë fizike për ndeshjet ku do të përcaktohet fati i Anglisë për Euro 2020.

Anglia të enjten pret Malin e Zi në shtëpi, dhe ndeshjen e fundit e zhvillon në Prishtinë, kundër Kosovës.

Maguire është zgjedhja e parë për Southgate, por mund të detyrohet që ta lë pushim në njërën ndeshje, dhe një fitore eventuale kundër Malit të Zi, do të bënte që mbrojtësi i Unitedit të lihej i lirë për sfidën në ‘Fadil Vokrri’ më 17 nëntor.

Të ngjashme