Mbyllet pjesa e parë, Kosovë 0-1 Spanjë

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Kosova e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Spanjës në disavantazh prej 1-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Djelmoshat tanë e nisë shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar me Milot Rashicën, Vedat Muriqin dhe Elbsan Rashanin.

Goditja e këtij të fundit shkoi pak centimetra jashtë portës.

Spanja u lëshua në lojë, kur rrezikoi me Alvaro Moratan dhe Ferran Torres, por nuk erdhën tek goli.

Zhvillohej minuta e 32-të, kur Spanja shënon në rastin e parë serioz. Pablo Fornals gjen rrjetën për 1-0, pas një pasimi të Moratas.

Spanja kishte rast me Moratan edhe një herë, por jashtë.

Kosova e mbylli në sulm me një goditje të mirë të Rashicës, por Unai Simon ishte në vend. /Telegrafi

Të ngjashme