Me në fund, Kosova U21 fiton pas disa humbjeve radhazi

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Kosova U21 ka arritur të fitorja e parë në grupin e saj 3 për Euro 2021 për grupmoshat U21. Kjo fitore e të rinjvë të Kosovës vjen pas një viti. Nga 9 shtatori i vitit të kaluar, kur Kosova U21 ishte mposhtur me rezultat 2-0 nga Anglia U21, djelmoshat e Rafet Prekazit nuk dinin për fitore

Kosova U21 ka mposhtur sot me rezultat minimal Andorran për të arkëtuar tri pikët e para dhe për të menduar për ta marrë vendin e katër në grupin 3 të U21, ku është edhe Shqipëria.

Në ndeshjen në “Fadil Vokrri” Kosova luajti më mirë që nga minuta e parë dhe ka pasur mundësi që të shënonte disa herë gola, por që rastet nuk u konkretizuan nga sulmuesit e Kombëtares tonë.

Në pjesën e dytë Kosova nisi më mirë.

Para se të shënohej goli, pati edhe një gol të anuluar derisa goli erdhi në minutën e 62-të pas një asistimi të Ajdini.

Ky është goli i 11-të i Dakut në të gjitha garat, derisa për katër ndeshje ka shënuar 10 gola në SuperLigën e Kosovës.

Kosova U21 me këto tri pikë rënditet në pozitën e katër me 9 pikë, dy më pak se Shqipëria U21 me të cilën do të përballet në nëntor në “Fadil Vokrri”.

Ndeshja e fundit e Kosovës është ajo kundër Turqisë U21, të cilën e zhvillon në Stamboll.

Megjithatë, vlen të theksojmë se Kosova U21 nuk ka më mundësi që të kualifikohet në Euro 2021 për grupmoshat U21, pasi që ka humbur dy herë nga Austria U21 dhe për këtë i ka dhënë fund ëndrrës europiane. 

Të ngjashme