Me Ronaldon në përbërje, eliminimi i Juves bëhet më i rëndë

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo ishte paraparë të bënte dallimin. Mendohej se me të Juventusi do t’i jepte fund pritjes së gjatë për titull të Ligës së Kampionëve. Mirëpo, ai nuk ia doli të bënte këtë, por iu afrua.

Ronaldo shënoi golin e parë të martën, duke i dhënë Juventusit epërsi 1:0 ndaj Ajaxit në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, mirëpo me dy gola të pësuar, Juventusi u eliminua me rezultat të përgjithshëm 3:2, transmeton Koha Ditore shkrimin e AP.

Kështu mbaruan edhe gjasat që të fitojë titullin e Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 1996, ndërsa përfundoi edhe seria e Ronaldos prej tre titujve rresht të Ligës së Kampionëve që i kishte fituar me Real Madridin.

“Kishte pritje të madhe, kjo është e vërtetë. Cristiano rriti gjasat tona për të fituar Ligën e Kampionëve, por futbolli nuk është matematikë. Nuk është se një plus një bëjnë dy, por një plus një mund të bëjnë tri, katër apo zero”, ka thënë trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Të ngjashme