Mendim Ujupaj fiton medaljen e artë dhe të argjendtë në mundjen e krahut

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Garuesi i Kosovës në mundje krahu, Mendim Ujupaj, fitoi dy medalje në turneun ndërkombëtar “Super Match 2022”, të mbajtur gjatë fundjavës në Brescia të Italisë.

Medaljen e artë e fitoi me dorën e djathtë, kategoria 75 kg, ku në konkurrencë kishte 39 garues, ndërsa të argjendtën e fitoi me dorën e majtë (33 garues).

25-vjeçari, Ujupaj, jeton dhe vepron në Zvicër, ndërsa ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën pas formimit të Federatës Mundje Krahu të Kosovës, vitin e kaluar.

Të ngjashme