Mesazhi i Vidalit: Jam i lumtur në Barcelonë

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 22:55 | Nga Ekonomia Online

Duket se Vidal s’dëshiron të largohet nga Barcelona.

Derisa spekulimet vazhdojnë për të ardhmen e Arturo Vidal, që sipas mediave është në Itali – kiliani ka tentuar t’i shuajë ato.

Në një intervistë dhënë së fundmi, Vidal u ka dërguar mesazh të gjithëve se është i lumtur aty ku aktualisht gjendet.

“Jam rehat dhe i lumtur në Barcelonë. Kemi grup të mirë dhe kam bërë shokë të mirë: Messi, Suarez, Pique…”.

“Njerëzit më kanë përzemërt në Barcelonë. E lë zemrën në fushë dhe kjo u pëlqen njerëzve”.

Vidal po luan sezonin e dytë në Barcelonë.

Ai ka bërë 85 paraqitje, ka shënuar 9 gola.

Të ngjashme