Mesfushori i kombëtares së Kosovës tregon haptas: Ky ekip dëshirojë të bëhet kampion i Superligës

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi, është shprehur se dëshiron që Drita të bëhet kampion i Superligës këtë vit, pasi që ai është i Gjilanit dhe e ka këtë dëshirë, shkruan Gazeta Metro. 

Gazetari Arlind Sadiku ka publikuar një pjesë të një prononcimi të mesfushorit të Kombëtares së Kosovës, Besar Halimi, i cili po shpreson që Drita të bëhet kampion.

”Unë jam i Gjilanit dhe ishalla bëhet Drita kampion i Kosovës”, është shprehur Halimi.

Halimi, ka deklaruar se e përcjellë vazhdimisht Superligën dhe tha se është tifoz i Dritës.

Të dielën ai u rikthye nga lëndimi që e mbajti dy javë jashtë fushës, duke luajtur pak minuta me Sandhausen. 25 vjeçari theksoi se edhe 1 vit do të luaj te ky klub.

Më poshtë postimi i plotë i Arlind Sadikut.

Të ngjashme