Messi mungon në stërvitje, paraqitja e tij në finale mbetet ende enigmë

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Ende mbetet e paqartë nëse Lionel Messi do të jetë në gjendje të paraqitet në finalen e së dielës në Superkupën e Spanjës kundër Athletic Bilbaon.

Argjentinasi humbi seancën stërvitore të Barcelonës sot, çka bëri të rriteshin zërat se nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen finale pas dy ditëve.

Messi nuk luajti në fitoren e së mërkurës ndaj Real Sociedadit dhe është e vështirë të dihet nëse Ronald Koeman do ta rrezikojë atë në finale.

Është planifikuar një tjetër seancë stërvitore për nesër, e cila do të jetë përcaktuese për fatin e Messit në këtë finale.

Të ngjashme