Milani afër të mbyllë transferimin e Brahim Diazit nga Real Madridi

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se Milani është shumë afër të mbyllë transferimine  Brahim Diaz nga Real Madridi.

Klubi italian dëshiron të transferojë ish-anëtarin e Manchester Cityt në javën e ardhshme, raporton Football Italia.

Rossonerët besohet se kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin, mirëpo janë në bisedime me Los Blancos për huazim me të drejtë blerje.

Stefano Pioli thuhet se e pëlqen shumë lojën e 21-vjeçarit, andaj shpreson që të mbyllë akordin për transferimin e tij.

Diaz fillimisht kishte kundërshtar largimin nga Real Madridi, mirëpo Zinedine Zidane i ka bërë me dije atij se nuk është në planet e tij.

Trajneri francez po tenton që të shesë atë dhe t’i rrisë fondet për shënjestrat që ai i synon në këtë afat.

Real Madridi e transferoi Brahim Diazin nga Manchester City në janar të vitit 2019 për 17 milionë euro, mirëpo ai ka bërë vetëm pesë paraqitje në 18 muaj në La Liga.

Të ngjashme