Milani bënë përjashtim për kapitenin, i ofron rinovimin me rritje të pagës

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Milani pritet të bëjë shumë ndryshime në përbërje për edicionin e ri.

Rossonerët kanë në plan të largojnë lojtarët më të paguar dhe nga edicioni i ri nuk pritet të ketë pagë më të lartë se dy milionë euro në sezon.

Kjo është arsyeja që pritet të shitet edhe portieri Gianluiggi Donarumma i cili fiton gjashtë milionë euro në vit.

Por Milani ka bërë përjashtim për kapitenin e skuadrës Alessio Romagnoli, të cilit i ka ofruar kontratë të re, por edhe rritje të pagës.

25-vjeçarin i skadon kontrata në verën e vitit 2022, ku aktualisht fiton 3,5 milionë euro në stinor.

Drejtuesit e kuqezinjve i kanë ofruar kontratë të re deri në vitin 2025 me pagë vjetore prej 4,5 milionë eurove në sezon, por që me bonuse do t’i mbërrijë pesë milionë.

Ideja e Milanit është që vetëm kapiteni i skuadrës të jetë bindshëm më i paguari dhe ekipi i ri pritet të ndërtohet pikërisht rreth Romagnolit.

Të ngjashme