Milani e do me çdo kusht Luis Alberton, ia mundëson Lazios të zgjedh dy lojtarë

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Milani është në bisedime me Lazion për Luis Alberton, i cili nuk i ka punët edhe aq mirë më klubin aktual.

Claudio Lotito e vlerëson lojtarin 45-50 milionë euro, por kuqezinjtë mund të ofrojnë dy lojtarë, mes Rafael Leaos, Mattia Caldaras dhe Samuel Castillejos.

Maurizio Sarri e vlerëson shumë portugezin, por drejtuesit e Lazios mund të propozojnë shkëmbimin me Alexis Saelemaekers.

Marrëdhëniet midis Luis Albertos dhe Lazion vazhdojnë të përkeqësohen, pavarësisht mbërritjes së lojtarit në Auronzo di Cadore, kështu që Milani mund të fillojë ta shohë spanjollin si një mundësi të shkëlqyeshme në treg.

Mesfushori 28-vjeçar ka kontratë katërvjeçare, pra deri në vitin 2025. /Telegrafi

Të ngjashme