Milani fitore me lehtësi ndaj Feronikelit

Prishtinë | 10 Gus 2019 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Milanit ka trimfuar me lehtësi në ndeshjen miqësore ndaj Feronikelit.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Feronikeli pësoi humbje 0-2 nga Milani. Suso dhe Fabio Borini realizuan në fitoren e ‘Rossonerëve’.

Kampioni i Kosovës e lishte vetëm një rast të mirë, kur Kastriot Rexha goditi shtyllën.

Kjo ishte ndeshja e parë e Milanit në Kosovë.

Shumë ulëse të stadiumit mbetën të zbrazura.

Të ngjashme