Milani lëshon një video motivuese përpara ndeshjes ndaj Juventusit

Prishtinë | 09 Maj 2021 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Milani ka lëshuar një video motivuese përpara ndeshjes së kësaj mbrëmje kundër Juventusit, ndërsa e ka titullar: ‘Ne mund ta bëjmë’.

Rossonerët udhëtojnë në Allianz Stadium për t’u përballur me Zonjën e Vjetër në një përplasje kyçe për kualifikimin në Ligën e Kampionëve të të dyja ekipeve.

Sikurse Juventusi, ashtu edhe Milani janë në nivelin e 69 pikëve dhe kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje për ta mbyllur me sukses sezonin.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli këmbënguli që takimi me ekipin e Andrea Pirlos nuk është vendimtar , por ndërkohë klubi ka lëshuar një video motivuese në faqet e tyre zyrtare të mediave sociale.

Kjo tregon disa nga fitoret e mëparshme të Milanit kundër Bianconerëve dhe pretendimi është se “ne mund ta bëjmë”.

Rossonerët kanë kaluar gati një dekadë pa luajtur futboll në Ligën e Kampionëve dhe synojnë të rikthehen në garën elitare ekipore evropiane.

Hera e fundit që ata përfunduan në katërshen më të mirë ishte në sezonin 2012-13 kur Massimiliano Allegri ishte në krye të ekipit.

Të ngjashme