Milani ndryshon kushtet për Ibrahimovicin

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Zlatan Ibrahimovic është më afër se kurrë kthimit te Milan pas raporteve se zgjatja e kontratës nuk do të varet nga kualifikimi në Evropë, por nga përformanca e tij.

Sulmuesi veteran është një lojtar i lirë pasi marrëveshja e tij me LA Galaxy skadoi.

Bisedimet ishin ndërprerë javën e kaluar, por duket se kanë rifilluar me një përparim të rëndësishëm, transmeton lajmi.net.

Sipas të dy gazetave La Gazzetta dello Sport dhe Corriere della Sera, do të jetë një kontratë gjashtë mujore me mundësi zgjatje automatikisht për një sezon më shumë.

Për dallim nga plani fillestar për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës, propozimi i ri do të bënte që Zlatan të marrë 18 muaj të plotë bazuar në performancat e tij dhe statistikat e golave.

Milani shpreson se do të marrë një vendim gjatë ditëve në vijim dhe ai mund të jetë në terrenin e trajnimit nga 30 Dhjetori.

Të ngjashme