Milani në bisedime me Donnarumman dhe Calhanoglun për zgjatjen e kontratës

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Milani përfundoi i dyti në Serie A dhe kualifikimi në Champions League pritet të bindë Donnarumman dhe Calhanoglun që të qëndrojnë në “San Siro”. Dyshes i skadon kontrata në qershor dhe Rosonerët do të hyjnë në rinegociata  për të kuptuar qëllimet e dy lojtarëve.

Sky Sport Italia raporton se Milani ka filluar planifikimin për edicionin e ri dhe po punon për ndërtimin e skuadrës për edicionin 2021/22, shkruan Gazeta Express.

Së pari, është portieri italian, Donnarumma, të cilin Milani do të tentojë ta bindë për të qëndruar. Milani do të kontaktojë me agjentin e tij, Mino Raiola për të kuptuar nëse ka ndryshuar ndonjë gjë pas kualifikimit në Champions League. Por, Rosonerët nuk janë optimistë dhe nuk kanë ndërmend ta rrisin ofertën e tyre prej shtatë milionë eurove, plus bonuset.

E njëjta vlen edhe për Calhanoglun që do të bisedojë me klubin në ditët në vijim. Klubi i ka ofruar reprezentuesit turk ofertë prej 4 milionë eurove, por raportohet se ai ka marrë një ofertë faraonike nga një klub nga Katari.Reklamë

Çdo gjë pritet të qartësohet në ditët në vijim. Në rast se Donnarumma nuk pranon ofertën, Milani do të tentojë ta transferojë portierin e Lille, Mike Maignan. 

Të ngjashme