Milani vendos për Montellan pas humbjes nga Roma

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 09:00 | Nga

Milani zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Romës, por ishin verdhekuqtë ata që triumfuan në “San Siro” 0:2.

Një humbje e rëndë për Milanin pasi ekipet e kreut janë shkëputur që tani dhe objektivat janë vënë në diskutim, po ashtu edhe Vincenzo Montella në stolin e kuqezinjve.

Por pas takimit, drejtori sportiv i Milanit, Mirabelli, tha se Montella do të vazhdojë projektin dhe pozicioni i tij nuk është në diskutim.

“Është vetëm xhiroja e shtatë, kemi ekip të ri, kështu që asnjë trajner nuk ka duar magjike”, tha Mirabelli për “Sky Sport Italia”.

“Ne kemi grup të mirë lojtarësh dhe kemi nevojë të luajmë si skuadër. Montella është duke punuar dhe vetëm shpresojmë që ajo punë të sjellë rezultate të rëndësishme”.

“Duhet të tentojmë që të mos shikojmë tabelën. Nuk është e lehtë të luash me Romën të cilët janë së bashku që një kohë të gjatë. Pavarësisht kësaj, Milani luajti mirë. Pamë edhe gjëra pozitive në këtë humbje”, theksoi mes tjerash Mirabelli.

Nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet për Montellan, mediat italiane raportojnë se Milani do ta rikthejë Carlo Ancelottin, që ditë më parë u shkarkua nga Bayern Munich dhe aktualisht është trajner i lirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme