Ministri Gashi uron xhudistet Kelmendi e Krasniqi për medalet e bronzta

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka përgëzuar sot Majlinda Kelmendin dhe Distria Krasniqin, me rastin e fitimit të medaljeve të bronzit në kampionatin botëror në Japoni.

“Si rezultat i punës dhe paraqitjeve të tyre të jashtëzakonshme, por edhe ndihmës së madhe të Ministrisë së Sportit, vendi ynë, me hapa të sigurta drejt Lojërave Olimpike Tokio 2020. Urime Majlinda e Distria. Përgëzime Driton Toki Kuka. Urime Kosovë!”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Xhudistja Krasniqi mposhti me Ippon, spanjollen Laura Martinez, kategoria -48 kg, e cila është medalja e parë e saj në kampionat botëror për seniore. Ndërsa, Kelmendi për vendin e tretë ishte më e mirë se Joana Ramos nga Portugalia.

Në Japoni prej 25 gusht e deri më 1 shtator mbahet botërori në xhudo, ku Kosova përfaqësohet me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Loriana Kukën dhe Akil Gjakovën.

Të ngjashme