Miqësorja e kombit promovoi fuqishëm Superligën e Kosovës

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 09:27 | Nga

Futbollit kosovar, sidomos Superligës, iu bë një reklamë e madhe të martën mbrëma në ndeshjen vëllazërore Kosovë – Shqipëri (3:0) e zhvilluar në Zuerich.

E quajtur edhe si miqësore e kombit, Kosova e fitoi atë bindshëm me rezultat dhe lojë. Plot 13 lojtarë që në të kaluarën kanë luajtur ose vazhdojnë të jenë aktivë në kampionatin e Kosovës, ishin pjesë e ekipeve të të dyja shteteve shqiptare, shkruan sot Koha Ditore.

Te Kosova, katër të tillë – “me origjinë” nga Superliga – ishin titullarë, dy u aktivizuan në pjesën e dytë dhe katër të tjerë mbetën në stol. Gjithsej 10. Te Shqipëria, dy ishin titullarë që më herët kishin luajtur në kampionatin kosovar dhe një qëndroi në stol.

Njëri prej këtyre lojtarëve, Edon Zhegrova shënoi njërin prej tre golave të Kosovës. Ai deri vonë ishte pjesë e klubit Prishtina, kurse tash bën karrierë në Belgjikë.

Të ngjashme