Misteri i madh me Ronaldon, në finalen e Botërorit 1998

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Është një nga misteret më të mëdha të kohës sonë. Dhe nuk bëhet fjalë për përbindëshin Loch Ness, monumentin Stonehenge apo qytetin e humbur të Atlantisit.

Ky është rasti i sulmuesit të zhdukur, dhe se si në dreq ndodhi kjo?

Ata të cilët u prekën nga kjo ngjarje e çuditshme nuk do ta harrojnë kurrë këtë datë: Paris, 12 korrik 1998, Finalja e kupës së Botës.

Në librat e historisë do të shkruhej përgjithmonë fitorja e madhe e Francës në finale, 3:0 ndaj Brazilit me shkëlqimin e të madhit Zinedine Zidane, një rezultat që ndezi skena emocionale të festimit në sheshin “Champs-Elysees” për organizatorin e Botërorit.

Ishte e vetmja finale e Kupës së Botës që Brazili e humbi ndërmjet viteve 1994 dhe 2002, por kishte shumë më shumë ngjarje e emocione edhe para se të luhej ndeshja e parë e Botërorit.

Drama e momentit është përmbledhur ndoshta më së miri nga komentatori i njohur i ndeshjes në BBC, John Motson, i cili përcolli 10 kampionate botërore gjatë karrierës së tij në transmetime direkte.

“Protokollet e ndeshjeve u dorëzuan si zakonisht para ndeshjes, dhe befasia e hutimi më i madh nga të gjithë komentatorët e gazetarët, që nuk po e gjenin emrin e Ronaldos, në përbërjen e parë të Brazilit,” i tha Motson CNN Sportit.

“Kishte njerëz që ngriheshin në këmbë dhe pyesnin se çfarë po ndodhte? Nuk kishim asnjë informacion”.

Ronaldo ishte një nga yjet më të mëdhenj të futbollit në botë, lojtari që tifozët brazilian prisnin ta ngrinte lart trofeun e Kupës së Botës për herë të pestë. Nocioni që ai nuk do të luante në finale ishte thjesht i paimagjinueshëm.

Kjo për kohën tonë bashkëkohore i bie sikur Argjentina në finale të Kupës së Botës të mos e inkuadronte në përbërjen e parë Lionel Messin, duke u larguar nga skuadra, pa ndonjë indikacion paraprak të një problemi ose të një dëmtimi.

Kjo ishte madhësia e bombës që zbarkoi në “Stade de France” atë mbrëmje të verës, 22 vjet më parë. Ndërsa ato ngjarje shpaloseshin para një audience globale televizive me qindra miliona tifozë dhe askush nuk dukej se kishte ide se çfarë po ndodhte.

Të ngjashme