MKRS-ja e uron Nora Gjakovën pasi fitoi medaljen e bronztë

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Pasi Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, ka reaguar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke i uruar suksese.

“Nora Gjakova ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest.

Gjakova në luftë e mposhti me Waza-ari xhudisten serbe, Marica Perisic.

Lufta ishte e pakompromis dhe Gjakova e filloi furishëm duke e kërkuar me çdo kusht triumfin ndaj xhudistes serbe.

Ne e urojmë për këtë fitore dhe i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme”, thuhet në reagimin etyre.

Të ngjashme